Kush është biznesmeni që dhunoi arkitektin e bashkisë së Vlorës?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2019, 10:58

Arkitekti i Bashkisë së qytetit të Vlorës, Klaudio Mehmetaj, është dhunuar nga një biznesmen i qytetit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Personi që ka dhunuar Mehmetajn është identifikuar si Erion Canaj, biznesmen dhe emër i njohur në qytetin bregdetar. Paraprakisht mësohet se biznesmeni kishte pasur një konflikt për çështje pronësie, ku është përfshirë edhe arkitekti Mehmetaj.

Sipas njoftimit të policisë, biznesmeni ka rënë në pranga dhe është shoqëruar në polici për të mësuar më shumë në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë se dhunimi i arkitetktit vjen vetëm dy ditë pasi persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit tip Range Rover të kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit. Me sa duket, ndryshime të mëdha po e prekin administratën e qytetit bregdetar kohët e fundit, përfshirë edhe emërimet e dorëheqjet e shumta në numër, të bëra sëfundmi, në kadastrën e qytetit.

Lajmërimi zyrtar i policisë:

Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit