Një person është proceduar penalisht pasi tentoi që të ndërtonte një memorial grekut Kostandin Kacifas, i cili u vra nga policia pasi vitin e kaluar në fshatin Bularat hapi zjarr ndaj RENEA-s.
Mësohet se i proceduari është Vangjel Barka banues në fshatin Bularat. Barka në vendin e quajtur kodra e Bularatit kishte ndërtuar një bazament betoni.
Vendi ku është ndërtuar bazamenti përkon me vendin ku është vrarë Kacifas me 28 tetor të vitit të kaluar dhe mendohet se ishte përgatitur tereni për ndërtimin e një memoriali pasi pas disa ditësh është 1 vjetori i vdekjes se tij.