Një krijesë e çuditshme është vënë re nga zhytësit në ujërat e Phu Quy në Vietnam. Nuk ka të dhëna të shumta se çfarë mund të jetë kjo krijesë misterioze. Për të është thënë se kishte një formë të çuditshme dhe lëvizte në sipërfaqe të ujit.
Videoja është shpërndarë nga agjencia e lajmeve Reuters. Ekspertët janë në dyshime për të pëcaktuar llojin e saj. Mediat e huaja shkruajnë se grupi po lëvizte me varkë dhe kanë filmuar krijesën.
Zoologët e Universitetit “La Sapienza” në Romë, pasi kanë parë videon, nuk përjashtojnë faktin se mund të kemi të bëjmë edhe me një lajm të rremë. Pra, dyshohet edhe të mos ketë asnjëkrijesë në atë video, por diçka tjetër.
***
Burim: Repubblica|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania