Kombëtarja shqiptare është mundur mbrëmjen e sotme 1-0 në Turqi.
Padyshim një mëkat, pasi kuqezinjtë e Edi Rejës kanë luajtur mjaft mirë, madje kanë pasur raste të shënonin të parët.
Gjithçka ndodhu në minutat e fundit të ndeshjes, ku një dalje totalisht e gabuar e Strakoshës, la të boshatusur portën dhe i dhuroi golin e fitores Turqisë.
Duhet theksuar fakti se kuqezinjtë luftuan maksimalisht në një ndeshje të tensionuar, madje shpërdoruam shumë.
Një rezultat që rëndon shumë dhe tashmë Shqipëria ka shumë pak shanse për një kualifikim në Europianin "Euro 2020".