Është duke u luajtur në këto momente ndeshja Turqi-Shqiperi, e vlefshme per eleminatoret e Europianit “Euro 2020”.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar 45 minuta të para fantastike teksa kanë pasur edhe disa raste shënimi, madje kanë pretenduar edhe për penallti .
Duhet përmendur gjithashtu se sfida ka nisur me tension, teksa në minutat e para ka ndodhur një sherr mes lojtarëve.
Bare u kap me mbrojtësin e Juventusit Demiral, pas një faulli në mesfushë dhe të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë.
Pjesa e pare është mbyllur në barazim 0-0…