Në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Turqisë, një sfidë tejet të rëndësishme, e cila është e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
Të dyja skuadrat do t'i afroheshin në maksimum kualifikimit në europian me një fitore, ndaj tensioni duket i lartë.
Masat e marra janë mjaft të rrepta nga organizatorët turq.
RTSH ka raportuar se brenda të ambienteve të stadiumit kanë hyrë shumë policë, të cilët veçse janë të shumtë, kanë edhe armë në brez.
megjithatë, sipas raportitmit të gazetarit, Pano Xhixho, policia pritet të largohet pasi të startojë ndeshja.