Sonte në mbrëmje luhet në Stamboll, në stadiumin e Fenerbahces, ndeshje Turqi-Shqipëri e vlefshme për eleminatoret e Europianit "EURO 2020".
Kur jemi pak momente para ndeshjes, tifozët kuqezinj me përkrenare, qeleshe dhe flamuj kuqezi, kanë nisur të mbushin rrugët e Stambollit.
Ata janë organizuar për përballjen e sotme dhe pritet që në stadium të jenë rreth 2500 të tillë.
Ata kanë nisur të marshojnë drejt stadiumit, për t’u akomoduar në tribunën përkatëse dhe për të mbështetur çunat e kombëtares.