Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Teksas dhe protagonist është bërë kampioni i botës në peshat e lehta në boks, Errol Spence Jr.
Akualisht, ai është duke luftuar me jetën pasi u përfshi në një aksident të rëndë me Ferrarin e tij.
Boksieri i njohur humbi kontrollin duke dalë nga rruga rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së enjte në Teksas, teksa është nën kujdesin e rreptë të mjekëve.
Mësohet se 29-vjeçari nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë dhe nuk dihet si do të shkojë fati i tij.