Një burrë i kishte blerë ushqim/ Kamerieri i kafeterisë së njohur përzë të pastrehun që po hante, revoltohen keq klientët

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11.10.2019, 15:07

Një punonjës i Starbucks ka trajtuar keq një burrë të pastrehë dhe sjellja e tij s'u ka pëlqyer fare klientëve të kafeterisë së njohur.

Incidenti është filmuar dhe më pas është publikuar në mediat sociale ku ka marrë një numër të madh komentesh.

Në pamjet e filmuara duket një punonjës i Starbucks ndërsa i kërkon burrit të pastrehë që të largohet nga ambientet e kafenesë. Edhe pse e kishte të paguar vaktin që po hante.

Baristi dëgjohet të thotë:

Po, ai mund të hajë diku tjetër."

Ndërkohë, personi që filmonte dëgjohet të thotë:

Por, ushqimi është i paguar."

Gjithsesi, punonjësi i Starbucks vazhdon të këmbëngulë që burri nuk mund të rrijë në ambientet e biznesit.

Burri që i kishte blerë të pastrehut ushqimin vazhdon më tej:

Ushqimi është paguar dhe ai po e ha, ku qëndron problemi? A është njëri? Ai po ha dhe ju nuk mund t'i kërkoni që të largohet, lëreni ta mbarojë ushqimin dhe pastaj mund të largohet. Ku qëndron problemi."

Në momentin e incidentit, i pastrehu ishte i ulur në një nga tavolinat e jashtme në Southend, Essex.

Sipas The Sun, ushqimi ishte paguar nga Sajid Kahhllon, i cili e pa të pastrehun teksa hante ushqimet që linin të tjerët në tavolinë.

Kahhllon tha për mediat:

I bleva një sanduiç dhe një kek me çokollatë që shkonin 8.45 paund që të hante tamam. Por ndërkohë që ai hante drekën e paguar, një person nga stafi erdhi bashkë me një oficer sigurie dhe i kërkoi që të largohej."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit