Sapo u fut tek Lista e Rrezikut/ Agjencia hapësinore: Toka mund të goditet nga një asteroid gjigant brenda kaq viteve

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11.10.2019, 13:26

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka shtuar një asteroid tjetër tek Lista e Rrezikut për të cilin parashikohet se mund ta godasë Tokën brenda vitit 2084.

Shkëmbi i hapësirës është identifikuar si 2019 SU3 dhe ka një diametër prej 14 metrash dhe është i listuar si i katërti më i rrezikshëm në listë.

ESA sqaroi se përplasja mund të ndodhë më 16 shtator të vitit 2084 (në orën 17:53) dhe gjatë kësaj kohe ky asteroid pritet të kalojë në afërsi të Tokës nga një distancë prej 0.00079 njësish astronomike ose rreth 73,435 milje larg.

Kjo mund të duket si largësi e madhe por në të vërtetë është një distancë mjaft e shkurtër në aspektin hapësinor.

Duke qenë se ky asteroid do të kalojë goxha afër me planetin tonë, International Business Times , raportoi se një zhvendosje e lehtë mund të shkaktojnë përplasjen e tij me Tokën.

2019 SU3 u fut tek Lista e Rrezikut ku përfshihen të gjithë shkëmbinjtë e hapësirës që mund të bëhen rrezik potencial për Tokën.

Sipas agjencisë, shanset që ky asteroid ta godasë tokën janë një në 152.

Gjithsesi, për fat të mirë, thuhet e ky asteroid nuk është i madh mjaftueshëm për të shkaktuar dëm apokaliptik në Tokë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit