Befason Roberto Carlos: Me Ronaldon kam fjetur më shumë se me gruan time!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.10.2019, 01:01

Ish-ylli i Real Madrid, Roberto Carlos ka dhënë një intervistë së fundmi për median portugeze, "Canal 11", ku foli me nostalgji për kohën kur ishte futbollisti i "Los Biancos".

Legjenda e futbollit brazilian iu bashkua madrielenëve në vitin 1996 dhe luajti për 11 vite me fanellën e bardhën, ku shënoi 47 gola në 370 takime.

Asokohe pjesë e Real Madrid ishin dhe futbollistët e tjerë legjendarë, si Ronaldo, Figo, Raul, Zidane dhe Beckham.

Në intervistë ai tregoi se Reali kishte nevojë për trajnerë të aftë, pasi ishte tepër e vështirë për të menaxhuar një skuadër plot me kampionë, një koncept ky që nuk ishte i qartë teknikun Vanderlei Luxemburgo që drejtoi 13 herë kampionët e Europës në sezonin futbollistik 2005-2006.

Sipas Carlos, trajneri donte të bënte shumë ndryshime të bujshme në kampin madrilen, por aventura e tij nuk zgjati shumë.

Ish-mbrojtësi brazilian tregoi foli për marrëdhëniet e shkëlqyera me bashkëatdhetarin e tij, Luis Nazario de Lima (Ronaldo), për të cilin tha se ka pasur periudha që më shumë ka fjetur me të se sa me gruan e tij.

Ai rrëfeu:

Nëpër darka kishim gjithmonë shumë birra dhe verë. Në tryezë gjithnjë ishin të paktën dy shishe. Ronaldo dhe unë i thamë Vanderlei: Profesor, këtu njerëzit kanë zakonet e tyre, ato do t’i vini re, por mos u përpiqni t’i ndryshoni. Mos e hiqni verën dhe birrat, përndryshe do të keni probleme. Dhe çfarë bëri ai? Të parat hoqi birrat e më pas verën. Më pas dihet historia, drejtimi i tij zgjati vetëm tre muaj. E njëjta gjë ndodhi edhe me Camacho. Ai hyri në dhomën e zhveshjes gjithë seriozitet, me të kaluarën e vet historike te Reali. Me ton na tha: Nesër në mëngjes ju dua të gjithëve këtu, në orën 7. Ne stërviteshim në orën 10:30 deri atë ditë, biseduam me të, në përpjekje për ta ndryshuar orarin. Dhe ai zgjati vetëm tri ditë. Nuk u sollën si Del Bosque. Ai ishte më shumë mik se trajner, na kuptoi në mënyrë të përsosur dhe nuk kishte nevojë për rregulla. Të hënën dhe të martën vendosi të stërviteshim në orën 5 pasdite, sepse e dinte që askush nuk do të paraqitej në 11 të paradites. Unë dhe Ronaldo, një çift i qëndrueshëm? Me “Fenomenin” jam takuar në vitin 1993. Dhe kam qenë gjithmonë në të njëjtën dhomë me të. Në periudha të ndryshme kam fjetur më shumë me Ronaldon se me gruan time.”

PA PHOTOS / DPA – UK USE ONLY : Madrid's players (from L) Brasilian striker Ronaldo Luiz, Brasilian defender Roberto Carlos and French midfielder Zinedine Zidane stand next to each other during the UEFA Champions League soccer game Real Madrid against Borussia Dortmund at the Westphalia stadium in Dortmund, Germany, 25 February 2003. The game ended in a 1-1 tie.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit