Një adoleshente ka mbetur me një shenjë në fytyrë, që mund ta ketë gjithë jetës, pasi u sulmua nga një ish-shoqja e saj.
Kyra Strachan ndodhej në një ‘club’ në Dundee Skoci me një grup miqsh në momentin që Danielle Gaffar iu afrua nga para dhe e sulmoi.
Sipas asaj që u tha gjatë seancës gjyqësore, dy adoleshentet, që në kohën e incidentit ishin të dyja nga 18-vjeç, dikur kishin qenë shoqe por pastaj u kishte hyrë sherri.
Si duket arsyeja ishte një djalë pasi Kyra kishte filluar të shoqërohej me ish të dashurin e Danielle.
Kjo bëri që shoqëria mes dy vajzave të prishej.
Kyra ishte duke kërcyer në momentin që vajza tjetër e sulmoi nga prapa, e shtriu në tokë dhe pastaj ia përplasi kokën disa herë në dysheme.
Strachan tha se në fillim s’po e kuptonte se kush po e qëllonte por më pas arriti që ta njihte. Në sherr e sipër, e akuzuara e kafshoi keq Kyra-n në faqen e djathtë.
Pas plagës që mori në faqe, u deshën 8 të qepura që plaga në faqen e adoleshentes të mbyllej. Gjithsesi, mjekët i kanë thënë se mund të mbetet me një shenjë të përhershme.
Sa i përket Danielle Gaffar, ajo është shpallur fajtore dhe pritet të përfundojë pas hekurave.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania