Qeveria e Malit të Zi i ka dorëzuar sot notë proteste palës shqiptare për shkak të incidenteve mjedisore të ndodhura së fundmi në lumin Buna.
Në njoftimin zyrtar në faqen e Ministrisë së Turizmit sqarohet se këto incidente dëmtojnë imazhin e këtij destinacioni prestigjoz turistik.
Ndër të tjera në deklaratën zyrtare thuhet se:
Ky reagim i qeverisë së Malit të Zi vjen pas incidenteve të krijuara në lumin Buna, ku dyshohet se nga territori shqiptar janë hedhur kafshë të ngordhura dhe sende plastike të cilat kanë pushtuar bregun malazez të lumit.