Ylli i Gjermanisë, Serge Gnabri ka përfunduar së fundmi në shënjestër të kritikave.
Kjo për shkak të episodit të pakëndshëm që u regjistrua para startit të miqësores së luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës, e cila përfundoi në barazim 2-2.
Skuadra u rreshtuan në mesin e fushës për të mbajtur 1 minutë heshtje, ndërkohë që Gnabri nisi të qeshte.
Ky moment nuk i shpëtoi kamerave, teksa një lumë kritikash vërshuan ndaj futbollistit të Bajernit për këtë gjest aspak të hijshëm.