JOQ Albania
Home

Dy burra dhe dy të dashur, surprizon kuizi i Facebook për Marsidën: Je femër besnike!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/10/2019 17:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marsida Qatja u kthye ditën e sotme në kryefjalën e mediave, për shkak se një burrë mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur, gjatë përleshjes për të.

Dritan Haxholli është viktima i cili mbeti i vdekur, ndërsa i plagosur mbeti efektivi Bledar Toçi. Ata të dy u përleshën me armë në apartamentin e të dashurës së tyre dhe gjithçka ndodhi pasi Haxholli kishte marrë vesh se 30-vjeçarja kishte ftuar të dashurin aktual Toçin dhe dy burra të tjerë në shtëpi për darkë. Ai kishte shkuar me kallash në dorë dhe u qëllua për vdekje nga efektivi Bledar Toçi, i cili u plagos nga Haxholli.

‘Molla e sherrit’ me sa duket ishte shumë aktive në rrjetet sociale ku jo vetëm shpërndante mesazhet dashurorë të bashkëshortit të saj Indrit Hysajt, por edhe zhvillonte kuzet e mundësuara nga Facebook.

Nënë e tre fëmijëve, dy nga martesa e parë dhe një me Indrit Hysajn, duke mos përmendur këtu edhe dy lidhje jashtëmartesore me Haxhollin dhe Toçin, gjatë kohës që bashkëshorti i saj Hysaj ishte i burgosur në Gjermani, Marsida ka marrë një rezultat surprizues në kuizin e besnikërisë, të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj të Facebook.