JOQ Albania
Home

Koalicioni/ Përfundon takimi mes Kurtit dhe Osmanit, ja për çfarë ranë dakord
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/10/2019 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas takimit të përbashkët me të dyve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kane deklaruar se kanë rënë dakord për një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për të qeverisur vendin.

Osmani ka thënë të dyja partitë janë të gatshme për të krijuar një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.

Vjosa Osmani u shpreh:

Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel të parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimet sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutojnë për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë."

Ajo ka thënë gjithashtu se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheqë qeverinë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/