Milani ka nisur ditën e djeshme epokën e re, teksa drejtimin e ekipit e ka marrë Stefano Pioli, i cili ka zënë vendin e Xhampaolos të shkarkuar.
Pavarësisht ndryshimit në stol, drejtuesit kuqezinj pritet të luajnë njësoj si me ish-trajnerin që iku. Mediat italiane raportojnë se sulmi do të jetë Suso- Leao-Piontek.
Polaku do të ketë në shpinë dy lojtarë të shpejtë, që do ta ndihmojnë të gjejë rrugën e rrjetës.
Në mesfushë dorë të lirë do të ketë Lukas Bilja, një i njohur i vjetër i Piolit, që kanë bashkëpunuar më parë te Lacio.
Në krah të argjentinasit do të jenë Kesi dhe Paketa. Ndërkaq në mbrojtje do të luajnë Kalabria, Musakio, Romanjoli dhe Hernandez.