JOQ Albania
Home

Nuk pranone ndarjen, del fotoja e Dritanit që vdiq brenda shtëpisë së gruas së martuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/10/2019 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dritan Haxholli është viktima e ngjarjes të ndodhur pak pas mesnatës që lamë pas në qytetin e Kavajës. Ai dyshohet se kishte një lidhje me Marsida Qatja, e cila ishte grua e martuar, por bashkëshorti i saj ndodhej jashtë shtetit.

Haxholli mëoshet të ketë shkuar në banesën e Marsidës për të sqaruar me të ndarjen, por është hasur në rezistencën që ka bërë i afërmi i gruas, efektivi i burgut të Durrësit, Bledar Toci.

Ngjarja që pati pasoja fatale nisi nga një konflikt verbal me mesazhe mes viktimës dhe shtetases Marsida Qatja të dashurës së Haxhollit, nga e cila ishte ndarë prej disa javësh. Ndarja nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë vajzën në telefon dhe në banesë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mesnatën duke u gdhirë e enjtja. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se nëse nuk riktheheshin bashkë, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar.

Po ashtu, duke iu druajtur përballjes me të, Qatja ka thirrur mikun e saj Bletar Tocin, me profesion efektiv policie, i cili i kishte ofruar ndihmë në rast konflikti.

Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov, ndërsa para tij ka dalë Toci dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/