JOQ Albania
Home

Dalin fotot/ Ky është efektivi Toci që vrau të dashurin e gruas së martuar në Kavajë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/10/2019 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Personi që shikoni në fotot e mëposhtme është Bledar Toci, i cili ngeli i plagosur në qytetin e Kavajës, pas një konflikti me armë në banesën e M.Q. Siç mësohet, Toci është efektiv në burgun e Durrësit.

Ai ka shkuar në banesën e M.Q. pasi është thirrur nga kjo e fundit. Ndërkohë, në banesë ka ardhur edhe Dritan Haxholli, ish i dashuri i M.Q., i cili nuk pranonte ndarjen nga gruaja. Ai ka shkuar për të sqaruar situatën, por është përballur me efektivin Toci.

Mësohe se ka qenë Haxholli ai që ka qëlluar me kallash në drejtim të efektivit, ndërsa ka mjaftuar një plumb i këtij të fundit, për t’i marrë jetën të dashurit të M.Q.

Viktima Dritan Haxholli ka qenë më parë i burgosur.

Ndërkaq M.Q. është e martuar. Bashkëshorti i saj ndodhet në shtetin fqinj, në Itali. Të dy kanë sjellë në jetë një fëmijë, i cili është 2 vjeç.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/