Kombëtarja niset drejt Turqisë, Edi Reja ka gati formacionin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10.10.2019, 09:52

Kombëtarja shqiptare është nisur mëmgjesin e sotëm drejt Turqisë ku nesër në mbrëmje do luajë ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Atmosferta në kampin kuqezi duket mjaft pozitive, ndërsa trajneri Reja ka bërë gati edhe formacionin startues për këtë ndeshje të rëndësishme.

Sipas "Panorama Sport", trajneri do t’i qëndrojë edhe këtë herë besnik modulit të tij të preferuar, që e nxori faqebardhë në përballjen ndaj Islandës. Pavarësisht mungesave të rëndësishme në repartin e prapavijës (Hysaj-Mavraj), Reja do ta rreshtojë edhe një herë skuadrën në variantin 3-5-2.

Mbetet për t’u parë nëse lojtarët e repartit defensiv do t’i përgjigjen, pasi turqit janë shumë të shpejtë në zbritje në zonën kundërshtare. Pa Mavrajn dhe Hysajn do të thotë mungesë eksperience, por paraqitjet e kohëve të fundit të Gjimshitit, Kumbullës, Ismajlit, Dermakut dhe Veselit e ngrohin deri diku numrin një të pankinës, që pasditen e djeshme nisi provat gjenerale.

Nga çfarë la të kuptohej, Reja pritet të formojë një formacion thuajse të njëjtë me atë ndaj Islandës. Në mbrojtje Ismajli dhe Gjimshiti janë të sigurt, ndërsa në balotazh për një vend titullari janë Veseli, Dermaku dhe Kumbulla. Ky i fundit dje u stërvit veçmas grupit, por nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Ndërkohë, në mesfushë Reja do të vendosë pesë lojtarë, por jo në vijë të drejtë. Gjasula dhe Bare janë diga para mbrojtjes, ndërsa pak para tyre do të pozicionohet Memushaj. Ndërsa nga krahët do të luajnë Lenjani në të majtë dhe Roshi në të djathtë. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Manaj-Cikalleshi, që bindi ndaj Islandës me gola dhe asiste.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit