JOQ Albania
Home

Me burrin në Itali e tjetrin në shtëpi, ky është apartamenti ku ndodhi “gjëma” në Kavajë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/10/2019 9:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky që do të shihni në videon e mëposhtmë është apartamenti në lagjen nr.2 të Kavajës, ku pas një përplasjeje me armë, mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toci.

Policia njoftoi se rreth orës 00.40, në lagjen nr. 2 Kavajë, Dritan Haxholli, banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe Bledar Toci, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Dritan Haxholli është konfliktuar me shtetasin Bledar Toci dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e plagosur atë.

Bledar Toci, me armën e shërbimit, ka qëlluar në drejtim të Dritan Haxhollit dhe ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkaq, deri më tani ësthë raportuar se gruaja për të cilën ka ndodhur sherri, M.Q., e ka pasur të shoqin emigrant në Itali, ndërsa në banesën e saj ka shkuar viktima Haxholli, i cili kishte marrë informacione se në shtëpinë e M.Q ndodheshin persona të tjerë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/