JOQ Albania
Home

Makina e Dritan Lelit u dogj qëllimisht? Pistat e para të hetimit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/10/2019 8:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotshëm, në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës, dyshohet se i është vënë zjarri automjetit të bashkisë tip Range Rover, me të cilin udhëton kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Policia dha detajet paraprake në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk bëhet me dije se çfarë e ka shkaktuar përfshirjen nga flakët të makinës së Lelit. Gjithashtu u mësua se bashkë me këtë automjet, u dogj tërësisht edhe një mjet tip Ford, i parkuar pranë me Range-n bashkiak.

Mirëpo, Enrik Mehmeti raporton nga Vlora se djegia e automjetit dyshohet të jetë e qëllimshme dhe jo një ngjarje aksidenale. Policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit, por jo vetëm.

Policia pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur i cili ka qenë i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/