JOQ Albania
Home

Kthesa e papritur e motit, sot do të ketë “surpriza” nga qielli
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 0:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i kthjellët dhe me temperatura të ngrohta.

Mirëpo, duket se ditën e sotme (10 tetor) moti do të marrë një kthesë të papritur.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak (SHMU), kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet dhe veriperëndim të vendit.

Sinoptikanët parashikojnë se reshjet e shiut do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulet.

Në veriperëndim, reshjte mund të shoqërohen edhe me shtrëngata me rrufe, por që do të jenë të përkohshme.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9ºC deri në 23ºC

zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC

zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/