JOQ Albania
Home

Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja si do të jetë kjo e enjte për të gjitha shenjat
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 1:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 10 tetor 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Pritet një ditë plot nervozizëm sot, ku shumë mendime për zgjidhjen e disa çështjeve, mund t’ju trazojnë mendjen. Yjet ju këshillojnë të qëndroni të qetë, pasi rrezikoni ta humbisni lehtë durimin tuaj. Ju vërtet keni shumë për të bërë, por për fat të keq jo gjithmonë mund të merrni rezutlatet e dëshiruara. Megjithatë, mundohuni të mos dëshpëroheni dhe besoni më shumë në aftësitë tuaja. Lajmi i mirë është se javën e ardhshme do të zgjidhen problemet që keni dhe do t’i keni yjet në shenjën tuaj.

Demi: Fati do t’ju buzëqeshë sot në aspektin ekonomiko-financiar, ku të ardhurat tuaja mund të rriten në mënyrë të papritur. Ndoshta puna që bëni nuk ju jep ndonjë kënaqësi të veçantë, por ai që përfiton nga këto rrethana është "portofoli" juaj. Nëse dëshironi mundësi të tjera profesionale, bëni mirë të shikoni përreth. Megjithatë, nëse qëllimi juaj kryesor janë të ardhurat, qëndroni aty ku jeni.

Binjakët: Sot mund të ndjeni lodhje dhe dobësi të theksuara fizike. Ndoshta mund të keni një siklet fizik për shkak të disa sëmundjeve sezonale. Por kjo gjendje mund të ketë ardhur edhe si pasojë e stresit të tepërt, për shkak të angazhimeve të shumta që keni pasur dhe kohës së limituar në dispozicion për t’i përfunduar ato. Yjet ju këshillojnë të qëndroni të qetë e të mos hiqni dorë. Mund të keni disa mundësi të arta këto ditë në aspektin profesional ose sentimental, ndaj bëjini "sytë katër".

Gaforrja: Pas një periudhe vërtet të vështirë, sot mund të merrni pak frymë lirisht. Nëse keni pasur grindje ose keqkuptime me personat përreth jush, ka ardhur koha e duhur që të dialogoni dhe të përpiqeni për të rregulluar marrëdhëniet. Nëse jeni në kërkim të emocioneve të reja, shprehuni lirisht dhe mos kini komplekse. Yjet parashikojnë takime interesante për ata që janë beqarë. Aspekti sentimental dhe profesional do të jenë në kushte optimale deri në fundjavë.

Luani: Yjet ju këshillojnë që këtë të enjte t’ja kushtoni plotësisht dashurisë dhe ndjenjave. Nëse keni një person që ju pëlqen, mos kini frikë t’ia shprehni ndjenjat. Do të merrni përgjigjen që prisnit, pasi yjet janë në anën tuaj. Thjesht duhet të besoni më shumë tek vetja dhe të shprehni gjithmonë atë që ndjeni, pa kurrfarë droje. Ata që janë çift mund të kenë disa tensione dhe konflikte, veçanërisht gjatë fundjavës, pasi Venusi nuk do të jetë kundër shenjës tuaj.

Virgjëresha: Kjo e enjte parashikohet të jetë një ditë e lodhshme dhe pa shumë gjëra interesante. Angazhimet e shumta profesionale ju kanë shkaktuar lodhje të madhe. Kjo lodhje ka bërë që të keni probleme me përqëndrimin në aspektin profesional, ku këshilloheni të tregoheni mjaft të kujdesshëm, pasi mund të keni tensione të mëdha. Ndoshta dikush mund të vërë në dyshim aftësitë tuaja. Duhet të jeni të përgatitur për çdo rast! Yjet ju këshillojnë që të gjeni kohë për t’u çlodhur për disa momente, do të ishte një ndihmesë e vyer në këto momente.

Peshorja: Gjatë ditëve të fundit jeni pushtuar nga nervozizmi. Jeni të lodhur dhe jo shumë të përqëndruar, gjë e cila mund të shkaktojë gabime në ambientin profesional. Megjithatë, edhe nëse ndjeni një armiqësi të caktuar në mjedisin që ju rrethon, mos u ndalni në angazhimet tuaja dhe mos bëni hapa pas. Do të dëshironit që të tjerët të kenë më shumë besim tek aftësitë tuaja, por realiteti është ndryshe. Yjet ju këshillojnë të shmagni tensionet dhe konfliktet, si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë sentimental.

Akrepi: Sot do të jetë një ditë tepër pozitive, në të cilën mund të rikuperoheni nga periudha negative që keni përjetuar së fundmi. Zgjidhje do të vijë edhe për disa probleme që keni pasur në punë, të cilat do të përmirësohen së shpejti. Ata që janë çift këshillohen të ndajnë sa më shumë momente nga jeta e tyre me partnerin/partneren, ndërsa beqarët mund të kenë një mundësi të shkëlqyer gjatë fundjavës.

Shigjetari: Brenda jush ekziston një dëshirë të madhe për të qenë vetvetja dhe për t’u dashur dhe vlerësuar nga të tjerët. Nëse jeni beqarë, ky është momenti i duhur për të gjetur shokun/shoqen tuaj të jetës. Ndërsa ata që kanë një lidhje të konsoliduar, këshillohen të jenë më pak xhelozë dhe t’i lejoni më shumë hapësirë partnerit/partneres tuaj. Nëse keni një person që ju intereson, me të cilin keni pasur disa mosmarrëveshje së fundmi, është koha e duhur për për të dialoguar dhe për t’u sqaruar me njëri-tjetrin.

Bricjapi: Këtë të enjte këshilloheni të gjeni më tepër kohë për veten tuaj, të cilën e keni lënë pas dore duke rendur për t’ju plotësuar "tekat" personave që ju rrethojnë. Bëni kujdes në punë, pasi ka persona ziliqarë që mund të tentojnë t’ju krijojnë pengesa. Në çdo rast, përpiquni të shmagni konfliktet dhe debatet e panevojshme dhe fokusoheni tek vetja dhe aftësitë tuaja. Së shpejti do të ketë lajme të mira për ata që merren me biznes.

Ujori: Mund të përballeni me një periudhë të zymtë, në të cilën nuk do të keni mundësi të korrni frytet e angazhimeve dhe sakrificave që bëni çdo ditë në aspektin profesional. Megjithatë, mos u dëshpëroni dhe mos hiqni dorë për asnjë arsye. Atë që nuk arritët sot, mund ta përfitoni dyfish pas disa kohësh. Keni një problem të madh, që zakonisht ndikon për keq. Ju keni tendencën t’u tregoni të tjerëve shumë gjëra për veten tuaj. Kjo gjë mund të jetë e rrezikshme shpesh herë, ndaj këshilloheni të tregoheni më të rezervuar, për të mirën tuaj.

Peshqit: Edhe dita e sotme do të jetë mjaft pozitive për shenjën tuaj, veçanërisht në aspektin sentimental. Falë Hënës dhe Venusit në harmoni me shenjën tuaj, kjo e enjte pritet të jetë një ditë e mbushur plot me eros dhe pasion. Shfrytëzojeni në maksimum këtë periudhë, e cila do t’ju bëjë të harroni gjithë periudhën e errët që keni kaluar më parë. Lajme të mira në aspektin profesional, ku mund të merrni një rritje page, ose mund t’ju krijohen rrethanat për t’ja kërkuar një gjë tillë eprorit. Yjet janë në anën tuaj, ndaj guxoni e mos kini frikë!

Burimi: TPI|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/