JOQ Albania
Home

Albin Kurti “shënjeshtron” Hashim Thaçin: Ka kryer tradhti kombëtare, mund të shkarkohet nga posti i Presidentit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 23:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme të dielën e 6 tetorit, ku subjekti politik më i votuar u shpall Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, me një diferencë të ngushtë votash me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e përfaqësuar nga nënkryetarja, Vjosa Osmani.

Ditën e sotme dy forcat politike më të votuara nga qytetarët kosovarë, VV dhe LDK dhanë sinjalet e para për t’u bashkuar në koalicion, ku Vjosa Osmani pranoi kërkesën e Kurtit për të qeverisur bashkë.

Mbrëmjen e sotme, lideri i VV-së ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, ku foli mbi raportet e tij me presidentin Thaçi.

Kurti u shpreh se po shihet mundësia e shkarkimit të Thaçit, për shkak se e cilëson tradhti deklaratën e presidentit, kur tha se veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviçit që duhet kthyer mbrapsht.

Ai u shpreh: 

Nuk i kemi ende votat për shkarkimin e Thaçit, por do e shohim me shumë vëmendje. Raportet e tij me Serbinë kanë qënë shumë problematike, veçanërisht me idene e tij për shkëmbim të territoreve. Të thuash që veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviçit që duhet kthyer mbrapsht kjo është tradhti."

Ndër të tjera, Kurti foli se si e do e krijojë koalicionin qeverisës me LDK-në.

Lideri i VV-së tha: 

Në parim nga LDK kanë pranuar që të kenë koalicion me ne dhe ne nesër do të kemi një takim ku marrim pjesë unë dhe nën kryetari i Vetëvendosjes nga ana tjetër do të jetë kryetari i LDK dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar."

Ndërkohë, Albin Kurti theksoi se postii kryeministrit është vendosur dhe se do të jetë ai, pasi në të kundërt, Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje.

Ai shtoi:

Këtë e ka vendosur populli i Kosovës në datën 6 tetor, kryeministri nuk mund të jetë pikë e diskutimeve. Ai që fiton më shumë vota e ka të drejtën për të pasur kryeministrin. Subjekt që del i pari fiton mandatin nga presidenti për të formuar qeverinë e re, kjo nuk është diskutueshme. Ose Vetëvendosje drejton qeverinë, ose shkojmë përsëri në zgjedhje.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/