JOQ Albania
Home

Dalin faktet, ja si Veliaj “rrëmbeu” Kopshtin Botanik
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/10/2019 22:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u është kundërvënë më shumë se 100 pedagogëve  të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që janë në protestë kundër shkeljes së autonomisë Universitare për shkak se Kopshti Botanik kaloi në pronësi të bashkisë së kryeqytetit.

Njëri prej pedagogëve shprehet:

Ata kanë më shumë para dhe më shumë fonde dhe mund të gjendej një marrëveshje, që pa prekur aspektin shkencor, pa prekur vendimarrjen për anën profesionale dhe praktikat e mësimdhënies që ata ta menaxhonin Kopshtin Botanik.”

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj mundohet që të shuajë konflikte të tilla ku institucioni që ai drejton është përfshirë, në mënyrë arbitrare. Një metodë e tillë u përdor edhe në rastin kur u kundërshtua me forcë shembja e teatrit kombëtar. Në fillim u tha se godina është e rrënuar, por ajo qëndron në këmbë edhe pas tërmeteve të forta që goditën Shqipërinë në kohët e fundit.

Ai ka dashur ta minimizojë problemin si një protestë të dhëndrit të Berishës, të Monika Kryemadhit dhe të rektorit Mynir Koni, të cilin e mbron Ilir Meta. “Mbledhje e jashtëzakonshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv” tha Veliaj gjatë një takimi me pjestarë të maratonës së Tiranës, ku futi si pykë edhe sulmet ndaj rektorit: “PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin”, e bastardoi nivelin e debatit ai, shkruan Lapsi.al.

Fakti është se në protestën që u zhvillua ditën e sotme ishin profesorë dhe specialistë të parkut pa dalim bindjes politike.

Dhe kjo për disa arsye të thjeshta që arkitekti i propagandës bajate të bashkisë kërkon ti fshehë përmes sharjesh dhe provokimit të konflikteve fallco.

Së pari vendimi i qeverisë i mes korrikut 2019 që i kalon 15 ha truall në pronësi të Bashkisë shkel autonominë e Universiteteve sepse këtë tokë shteti ia ka lënë në përdorim që në vitet ’60 Universitetit dhe kanë qenë punonjësit e tij që e kanë ngritur nga hiçi në këmbë kopshtin Botanik.

Së dyti ai është në kundërshtim me Ligjin e arsimit të Lartë, pavarësisht të cilit Ministria e Arsimit e kaloi në mungesë të plotë transparence tek Erion Veliaj.

Së, treti megjithëse kanë këto bariera mbrojtëse, shumë pedagogë që protetstonin sot, nuk ishin 100 përqind kundër administrimit të kësaj prone nga Bashkia.

Pra bashkia jo vetëm do ti rrëmbejë fakultetit të Shkencave këtë pasuri duke e bërë pronë të vet, por nuk do as të bëjë transparence se cila do të jetë kostoja e tij shkencore mbi pasurinë që gjendet aty. Kjo i ka bërë shumë pedagogë të protestojnë të revoltuar. Kjo gjithashtu e ka detyruar edhe Erion Veliajn të sillet për të kushedi sat ë satën herë si mashtrues, duke shitur në publik një debat të politizuar: pra jo si kur është fjala për të ruajtur një pasuri shkencore, por për të konsumuar sherrin e radhës me Jamarbër Malltezin dhe Mynir Konin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/