JOQ Albania
Home

Elvis Naçi mban premtimin, Renisi niset me avion drejt Turqisë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në 17 korrik të këtij viti, ku 14-vjeçari, Renis Muça u përplas nga një automjet, duke mbetur i plagosur rëndë.

I mituri ndodhet prej gati tre muajsh në gjendje kome, ndërkohë që prindërit e Renisit i bënë një apel për ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin që të bëhet transporti, pasi në Spitalin e Traumës nuk është i mundur rehabilitimi i tij.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë dhe shteti thuajse nuk bënë asgjë për ta ndihmuar 14-vjeçarin, duke detyruar prindërit e vogëlushit, Remzi Muça dhe Bukuroshe Xhediku që të kërkojnë ndihmë nga qytetarët.

Lutjes së prindërve të Renisit disa ditë më parë në emisionin "Stop" iu përgjigj imami i njohur, Elvis Naçi, i cili bëri të mundur sigurimin e transportit për në Turqi, si dhe dhuroi 5 mijë euro për kurimin e 14-vjeçarit.

Ditën e sotme, Renisi është nisur drejt Turqisë, ku do të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Prindërit e 14-vjeçarit falenderuan Elvis Naçin dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar për t’ia ardhur në ndihmë djalit të tyre 14-vjeçar.

Teksa Renisi transportohej nga spitali, nëna e tij tha:

Është moment shumë i gëzueshëm, dëshirën që kisha m’u plotësua. Doktorët kanë dhënë një ok, që udhëtimin e përballon. Me spitalin e Ankarasë, gjithçka në rregull. Është i gatshëm me udhëtuar, ishalla Zoti na ndihmon që kur të vijmë, Renisi të vijë me këmbë, të ecë vetë, siç po ecim edhe ne."

Ndërsa babai i 14-vjeçarit u shpreh:

Ju faleminderit për gjithçka që u bë nga ana juaj. Falenderoj Televizionin Klan, emisionin Stop, Elvis Naçin, të gjithë shqiptarët që kontribuuan në të hodhat për të mundësuar lëvizjen e çunit drejt Turqisë në Ankara, për t’u kuruar. Urojmë Zotin të na ndihmojë dhe të kthehet sa më mirë."

Shqiptarët janë të lutur të bëhen edhe njëherë bashkë për të siguruar shumën që 14-vjeçarit i nevojitet për t’u shëruar plotësisht, që dhe ai t’i rikthehet jetës normale si gjithë moshatarët e tij.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 14-vjeçarin, familja ka vendosur në dispozicion numrin e llogarisë në “ALFA Bank” në emër të Bukuroshe Xhedikut, nënës së Renisit.

1. Llogari në lek: 902020140006065557

IBAN LEK nr: AL81902112090201400060655573

SWIFT:CRBAALTRXXX

2-Llogari në EURO: 902020203013342111

IBAN EURO nr: AL59902112090202030133421118

SWIFT: CRBAALTRXXX

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/