JOQ Albania
Home

Aksident në Shkodër, turisti zviceran përfundon me motor në lumin Kir
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 21:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, në aksin rrugor Prekal-Kir.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një turist zviceran që po udhëtonte me një motor, ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar në lumin Kir.

Raportohet se turisti ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar drejt Spitalit të Shkodrës.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/