JOQ Albania
Home

Akuzohen për grabitjen e sendeve me vlerë deri në 1.5 mln euro, në pranga 3 shqiptarët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/10/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane pasi dyshohet se kanë grabitur sende me vlerë.

Të arrestuarit janë të moshën 24, 30 dhe 33 vjeç dhe dyshohet se vlera e sendeve me vlerë që ata kanë vjedhur shkon deri në 1.5 milionë euro.

Shqiptarët janë vënë në pranga pas hetimeve të kryera nga autoritet italiane.

Mediat italiane raportojnë se ata ishin ilegalë pasi nuk kishin asnjë lloj dokumenti të rregullt.

Në pranga ra edhe një 35 vjeçar por mbi të rendojnë akuza të lehta, pasi kishte në zotërim disa mjete të rënda të cilat nuk i justifikonte.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/