JOQ Albania
Home

“Rrihe, por mos i lër shenja”, e reja rrëfen momentet e tmerrit kur dhunohej nga burri dhe familja e tij
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/10/2019 20:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk kanë të mbaruar rastet e dhunës në familjet shqiptare.

Nela është vetëm një ndër të dhunuarat që ka vendosur që të thyejë heshtjen dhe të denoncojë padrejtësinë që bëhej ndaj saj.

Për Top Channel, ajo tregon se si e njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm nëpërmjet Facebook-ut. Në atë kohë ishte vetëm 19-vjeç. Por me sa duket ajo nuk e kishte njohur sa duhet, pasi në realitet rezultoi një tjetër njeri.

Ajo rrëfen rastet e dhunës:

Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste.”

Gjatë një viti e gjysmë martese e reja u izolua në shtëpinë e re dhe nuk iu dha aspak ngrohtësia që gjendet në familje. Ajo shpesh akuzohej se nuk ishte e aftë për punë.

Ajo thotë:

Ata thonin që nuk bëja punë, po unë i bëja të gjitha ,kisha një zakon të keq nuk i kontrolloja xhepat e pantallonave dhe ata më rrahën të gjithë, shkoja si top sa te njëri te tjetri".

Me sa duket dhuna nuk ia kanë kursyer as në muajt e shtatzënisë.

Ajo tregon momentet e tmerrit:

 Doja të shkoja te mami i thashë hajde më ço, vjehrra tha rrihe Marius, por mos i lër shenja”.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë. Pavarësisht se ishte e dhunuar ajo është një here i dha mundësinë bashkëshortit që të ndryshonte por me sa duket ai nuk vuri mend. Tashmë Nela është kthyer tek prindërit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/