JOQ Albania
Home

Zbardhet skema e trafikut të “pluhurit të bardhë” nga Ekuadori në Shqipëri, ngarkesa kontrollohej me GPS
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/10/2019 20:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritet greke kanë dhënë të tjera detaje në lidhje me lëndën narkotike që u bllokua në portin e Pireut para disa kohësh dhe që si destinacion përfundimtar kishte Shqipërinë.

Përfaqësues të policisë greke dolën në një deklaratë për shtyp dhe thanë se është tashmë e faktuar që malli i ardhur nga Ekuadori në Greqi që më pas kishte si desntinacion vendin tonë ishte 85 % i pastër.

Në lidhje më këtë ngjarje janë vënë në pranga katër persona, njëri prej tyre në shtetin grek ndërsa tre të tjetër janë arrestuar nga polica në vendin tonë.

Autoritet greke raportojnë se në datën 21 gush u zbuluan 25 pako që kishin brenda 25 kg “pluhur të bardhë”. Kjo ngarkesë ishte e pajisur me një GPS që kontrollohej nga Ekuadori dhe qëllimi ishte njoftimi i personave që e prisnin atë në Shqipëri.

Në deklaratën e policisë greke thuhet:

 Nga analizat, pastërtia e kokainës ishte 85 %. Në Greqi janë 4 të arrestuar nga të cilët vetëm një më masën “Arrest ne burg” dhe 3 të arrestuar në Shqipëri. Në 19 gusht ne Pire u sekuestruan 17 pako me rreth 20 kg kokaine me destinacion Shqipërinë. Informacioni na erdhi nga një doganë e huaj. Në 21 gusht zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Në një pako u gjet nja pajisje GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri. Pikërisht ketë ngarkese lame me dorëzim te kontrolluar për te shkuar ne Shqipëri. Aty shkuan 4 persona, prej te cilëve u arrestuan 3. Në 28 gusht hapem një kontejner tjetër me destinacion Shqipërinë ku zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë”.

Pas hetimeve intensive të kryera përgjatë dy javësh janë bllokuar 700 kilogramë kokainë, sasi kjo që sipas mediave greke, kishte si destinacion Durrësin dhe Selanikun e Greqisë. Sipas mediave fqinje,kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike ishte fshehur në 12 kontejnerë të ngarkuar me banane dhe që kishin si orgjinë Ekuadorin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/