JOQ Albania
Home

Plas grushti në Bashkinë e Durrësit, lufta për pushtet fut në sherr socialistët e qytetit bregdetar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 20:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emërimet e reja në Bashkinë e Durrësit, duket se kanë krijuar një situatë kaotike mes socialistëve në këtë qytet.

Së fundmi është mësuar se lufta për pushtet dhe influencë i ka ndarë socialistët durrsakë në dy kampe kundërshtarë, gjë e cila ka degjeneruar deri në përdorimin e përplasjeve fizike.

Kjo situatë e rënduar ka detyruar organizatorët që mbledhjet e degës së PS në këtë rreth të bëhen me dyer të mbyllura, për shkak të atmosferës së tensionuar.

Sipas asaj që shkruan ABC News, takimi i fundit i strukturave të PS-së në Durrës është shoqëruar me debate të ndezura.

Emërimet në bashkinë e Durrësit, kryesisht pas emërimit të nënkryetares Etleva Kondi, dhe disa emrave të tjerë të ardhur nga Tirana, ka irrituar socialistët lokalë.

Situata po përkeqësohet më shumë tani në prag zgjedhjesh për kryetar të Partisë Socialiste Durrës.

Janë dy klane socialistësh, ata që mbështesin kandidatin e vetëshpallur Ardit Kërtusha dhe grupi tjetër që mbron kryetarin aktual Luan Zaza.

Ky i fundit sipas burimeve për "ABC News" disa ditë më parë u konfliktua me Armant Tragaj sekretar i këshillit bashkiak Durrës, pasi kanë propozuar shkarkimin e tij nga detyra që mban.

Tragaj i emëruar në këtë pozicion që prej 2016 nën siglën e LSI-së duket se nuk e ka pritur mirë propozimin për largim, vendim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak. Të dy burrat, Luan Zaza dhe Armant Tragaj janë përplasur fizikisht në ambjentet e një lokali pranë bashkisë së qytetit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/