JOQ Albania
Home

Kishin 3 milion euro “miell të bardhë” në makinë, në pranga tre shqiptarët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/10/2019 18:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia zvicerane ka sekuestruar 12 kilogram lëndë narkotikë me një vlerë marramendëse prej 3 milionë eurosh. Pas këtij aksioni të uniformave blu në pranga kanë rënë tre shqiptarë .

Njëri prej tyre është banues në  Foggia të Italisë, ndërsa 2 shqiptarët e tjerë janë rezidentë në Piza, shkruan faxweb.

Këta persona janë ndaluar në autostradën A22 që lidh Zvicrën me Italinë. Të arrestuarit me sa duket lëviznin në dy automjete të ndryshme. Në njërin prej tyre u sekuestruan 9 pako me “pluhur të bardhë” që ishin të fshehura në një pjesë të modifikuar të automjetit.

Ndërkohë që në mjetin tjetër në të cilin ishin dy prej shqiptarëve u gjet një tjetër pako.

Dyshimet e para janë se lënda narkotike trafikohej nga Holanda. Të arrestuarit rrezikojnë nga 8 deri në 20 vite burgim.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/