JOQ Albania
Home

9-vjeçari akuzohet për vrasjen e pesë personave, mes tyre tre fëmijë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fëmijë 9-vjeç është akuzuar për vrasjen e pesë personave në Illinois të SHBA-së, pasi i vendosi zjarrin një shtëpie të lëvizshme.

Gjithashtu mbi të miturin rëndojnë edhe dy akuza të tjera për zjarrvënie të qëllishme dhe një për zjarrvënie me pasojë vdekjen e tre fëmijëve dhe dy të rriturve, të cilët ishin në gjumë.

Zjarri i mori jetën tri foshnjave, dy prej të cilëve ishin 2-vjeçarë dhe i treti ishte vetëm 1-vjeç, si dhe një 34-vjeçari dhe një gruaje 69-vjeçare në parkun "Timberline Mobile Home Park ",afër fshatit Goodfield, rreth 150 milje në jug-perëndim të Chicagos.

Policia konfirmoi se zjarri është vënë qëllimisht nga i mituri.

Në një reagim për ngjarjen tronditëse, avokati Greg Minger u shpreh se nuk do të zbulonte detaje të reja në lidhje me të dyshuarin dhe për lidhjen që ai kishte me viktimat.

Ky është rasti i parë që nga viti 2006, kur një fëmijë në këtë moshë akuzohet për disa vdekje.

Minger tha: 

Ishte një vendim i rëndë. Është një tragjedi e madhe dhe një nga krimet më të rënda që kemi përjetuar, për më tepër akuzohet një fëmijë."

Kjo do të jetë një sfidë e madhe për prokurorët që do të përpiqen të provojnë se si fëmija e bëri me qëllim ekzekutimin e pesë personave, gjë e cila kërkohet në rastet e vrasjeve të shkallës së parë.

Betsy Clark, i cili është një avokat i njohur në Illinois për të drejtat e fëmijëve reagoi ashpër ndaj akuzave të Prokurorisë ndaj të miturit, duke i cilësuar si absurde.

Ai u shpreh:

Akuzat janë plotësisht jashtë linjës, duke pasur parasysh eksperiencat e mëparshme, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e trurit të fëmijëve. 9-vjeçarët ende nuk e dinë që Santa Claus nuk ekziston, ata nuk e dinë që njerëzit vdesin dhe s’mund të kthehen më në jetë. Unë nuk mendoj që një 9-vjeçar mund të planifikojë vrasjen e dikujt.’

Clark shtoi se mosha minimale e përgjegjësisë penale në shumë vende të botës është 14-vjeç.

Sipas ligjit të Illinois, një i dyshuar më i vogël se 10-vjeç nuk mund të ndalohet apo dënohet. Hartimi i akuzave ndaj fëmijëve nën 10-vjeç për vrasje është tepër i rrallë dhe mund të ndodhë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Burimi: WGN TV|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/