Pangopshmëria për kulla, Veliaj do kthejë Kopshtin Botanik në Park Betonik

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.10.2019, 17:43

Oreksit dhe pangopshmërisë së politikanëve shqiptarë nuk i ka shpëtuar as kopështi Botanik. Bashkia e Tiranës kërkon me ngulm heqjen e administrimit të kopështit Botanik nga Universiteti i Tiranës dhe kalimin e tij në pronësi të Bashkisë dhe kjo vetëm për disa interesa të ngushta, pavarësisht se propagandohet se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve.

Prej krijimit të tij e deri më sot Kopshti Botanik i Tiranës është zhvilluar, mirëmbajtur dhe pasuruar gjithmonë nën administrimin e Universitetit të Tiranës, si një pjesë organike e kërkimit dhe e mësimdhënies për të gjithë studentët e fushës që ai mbulon. Rëndësia e tij është e madhe, jo vetëm për vlera edukuese dhe studimore por edhe çlodhëse. Mision tjetër kryesor i tij është edhe ruajtja në mënyrë të dokumentuar të florës kombëtare. Të gjitha këto vlera, Bashkia e Tiranës falë dashurisë për kullat dhe miqëve të kryebashkiakut kërkon ta mbulojnë me beton, sepse kështu mund të mbushin xhepat më mirë.

Për grabitjen e Botanikut, kryebashkiaku Erion Veliaj përdori skemën e tij të preferuar, atë të gënjeshtrave. Ai mblodhi studiues të botanikës dhe biologjisë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës për të diskutuar mbi një marrëveshje që do të rimëkëmbte Kopshtin Botanik. Të entuziasmuar, personat që vërtet e duan këtë kopësht, i pëlqyen planet e bukura të Bashkisë, por u shtangën kur dëgjuan se kjo pronë nuk do të ishte më pjesë e tyre.

Falë artit të mashtrimit dhe propagandës përsëri Bashkia nuk u ndal për të çuar deri në fund gabitjen e Botanikut dhe kërkuan që vendimi të merrej nga senati i Universitetit të Tiranës, pjestarët e të cilit, shumica e tyre, janë partiakë. Përveç mbushjes së xhepave Bashkia e Tiranës nuk e kupton që me marrjen e Kopështit Botanik “ushtron” një dhunë të mirëfilltë mbi botën akademike. Shumë studentë të degës së Biologjisë kryejnë orë studimore në atë kopësht falë vlerave që ai ka.

Duke ecur në këtë valë ngjarjesh duket se bashkia do realizojë qëllimin e saj për të marrë një nga mjediset tona mbi ruajtjen e florës dhe edukimit të studentëve, pasi shihet një indiferentizëm i madh nga ana qytetarëve. Është vetëm fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe një numër i vogël aktivistësh që po protestojnë për mosgrabitjen shtetërore të këtij parku. Shkencat e natyrës e kanë apeluar vendimin e e këshillit të ministrave për këtë shpronësim por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Të cënosh vlerat e artistëve dhe vlerat e studentëve duke marrë teatrin dhe kopështin botanik për të ‘shëndoshur’ xhepat e politikanëve dhe oligarkëve, është krimi më i madh që shteti shqiptar mund t’i bëjë këtij vendi. Në vend që të mbështesin këtë të ardhme dhe të financojnë për ta, shteti fut përçarje mes vetes dhe atyre që duhet tu shërbejë.

Duket se Erion Veliaj është shumë i dashuruar me kullat dhe preferon që çdo hapsirë të mundshme që u shërben qytetarëve por jo vetëm, ta betonizojë. Të njëjtën gjë bëri me ish-parkun dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe me teatrin. Por me kopshtin do të jetë e vështirë. Studentëve do i dhimbset arsimimi i tyre dhe do bëjnë atë që nuk e realizuan dot Dhjetorin e shkuar, të marrin atë që meritojnë, me ose pa 8 pika.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit