JOQ Albania
Home

Kush është i arratisuri nga burgu, “skifteri” që kryente grabitje me të dashurën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09/10/2019 17:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i burgosur ëstë arratisur nga burgu i Rrogozhinës. Sipas burimeve, i burgosuri Fatjon Bushgjoka kishte marrë leje dhe nuk u kthye më.

Bushgjoka është dënuar vite më parë me 6 vite burg për grabitje të dhunshme. Atij i kishin mbetur për të kryer dhe 1.8 vite burg, por sot rezulton të jetë i arratisur nga burgu i Rrogozhinës.

4 djemtë dhe vajza u ngrinin kurthe qytetarëve duke përdorur Kristinën si karrem, e cila u kërkonte telefonin për të folur viktimave. Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin.

Policia po punon për gjetjen e Fatjon Bushgjoka dhe ta rikthej atë në qeli për të kryer dënimin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/