JOQ Albania
Home

U mori jetën dy djemve të saj, nëna lë mesazhin e frikshëm në Facebook: Është si patatet e skuqura, nuk ndalesh dot me 1
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/10/2019 14:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua që u ka marrë jetën dy djemve të saj kishte bërë një postim të frikshëm në mediat e saj sociale.

35-vjeçarja Sarah Barrass, përpara se të kryente veprën e rëndë ajo kishte postuar në llogarinë e saj në Facebook një foto ku krahasonte atë që do bënte me ‘nepsin’ për patatet e skuqura.

Në postim shkruhej:

Vrasja është si patatet e skuqura; s’ndalesh vetëm me një."

Barrass u mori jetën dy djemve të saj adoleshentë dhe planifikonte që të bënte të njëjtën gjë me katër të tjerë. Gruaja, e cilësuar si nëna-djall, citoi një shprehje të shkrimtarit amerikan të horrorit, Stephen King.

Postimi u bë korrikun e vitit të shkuar dhe 10 muaj më vonë, nëna ajo mbyti dy djemtë e saj, Tristan 13 vjeç dhe Blake-14 vjeç me ndihmën e një anëtari të familjes, 37-vjeçarit Brandon Machin.

Dy adoleshentët ndërruan jetë me 12 minuta distancë nga njëri- tjetri. Sarah dhe Machin janë deklaruar fajtorë për eliminimin e gjashtë fëmijëve të Barrass-it, përfshirë dy djemtë.

Postimi, ku citohej Stephen King ishte vetëm një nga të shumë të tillë që ajo bënte në muajt përpara se t’u merrte jetën djemve.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/