JOQ Albania
Home

Zbulohet shkaku i helmimit të mbi 60 nxënësve në Postribë, ja çfarë është gjetur në ushqimin që ata kishin konsumuar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/10/2019 14:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pesë ditë më parë, mbi 60 nxënës në Postribë përfunduan në spital pasi të gjithë rezultuan të ishin helmuar nga ushqimi.

Tashmë kampionët e marrë nga DSHP Shkodër për analizë kanë nxjerrë se shkaku për helmimin e tyre ka qenë prezenca e bakterit të salmonelës në ushqimin e konsumuar.

Sipas familjarëve të tyre, fëmijët kishin konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.

Pas incidentit, u shoqëruan për në polici edhe pronarët e FastFood-it për deklarime.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/