JOQ Albania
Home

Rama dhe karta e tij e fundit në BE: “Mallëngjimi” i Holandës me konkubinat e tij
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/10/2019 13:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria nuk ka shanse të hapë negociatat, pa plotësuar kushtet që përkthehen në burg, së pari, për vetë numrin 1 të Qeverisë. Në kushte depresive ai përdor atë që njeh më mirë, konkubinat e qeverisë së tij. Letra qaramane e mbërritur në Holandë që na bëri gazin e botës.

I pashpresë se BE do të hapë negociatat me Shqipërinë, pa plotësuar ato kushtet që janë makthi i tij më i madh, Edi Rama, në gjendje të rëndë psikologjike, ka bërë gafën e radhës. Ai ka detyruar gratë e qeverisë së tij, të ulen dhe të nënshkruajnë një letër drejtuar qeverisë së Holandës. Thirrja e dëshpëruar e tyre në këtë letër është: mos na ndaloni në rrugën e integrimit.

A thua Holanda po ia ndalon Shqipërisë çeljen e negociatave?! Jo! Është pikërisht kjo klasë politike mafioze që ia ka bërë shqiptarëve këtë peshqesh.

Një Zot e di se çfarë shpreson Edi Rama me këtë, ama ishte e shkruar ta shikonim edhe një qamet të tillë.

Siç dihet, Holanda është një prej vendeve që mund të rrezikojë negociatat e Shqipërisë, për shkak të shqetësimit të saj për bandat kriminale shqiptare. Vetëm pak muaj më parë qeveria holandeze i propozoi Komisionit Evropian nisjen e procedurave për rivendosjen e vizave për Shqipërinë duke qenë se shqiptarët ishin kthyer në shqetësim tashmë për ta. Në atë kohë kërkesa e Holandës u refuzua, por muajt rrodhën shpejt dhe ja ku jemi: tani Holanda ka në dorë verdiktin për atë që shqiptarët duan më shumë, hapjen e negociatave.

Përballë këtij fakti dhe sidomos përballë kushteve të vendosura nga Gjermania, kushte që për Edi Ramën nënkuptojnë burgun e sigurtë, kryeministri shqiptar bën tentativën më të dëshpëruar në botë.

Tetë ministret gra të Ramës kanë firmosur letrën me të cilën i drejtohen parlamentit dhe qeverisë së Holandës, duke ju kërkuar të mos na bllokojnë integrimin.

Në letër shkruhet:

Ne jemi krenare të ndajmë me ju faktin se vetëm disa ditë më parë, Organizata e Grave në Kombet e Bashkuara e njohu Shqipërinë si një nga pesë vendet më të mira në botë me kabinetet më të ekuilibruara gjinore. Tetë nga 15 ministri në Qeverinë shqiptare mbahen nga gra."

Gratë e Ramës përmendin madje si sukses edhe gjininë femërore të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme e deri edhe emrin e Donika Petrelës!

Për t’u çuditur sepse Holanda nuk ka shprehur ndonjëherë shqetësim për barazinë gjinore në Shqipëri. Holandezët ankohen për krimin shqiptar. Po hajde thuaja kryeministrit tonë këtë.

I rrethuar nga shërbimi i shumëllojshëm i ministreve të tij, me siguri Rama beson se ndonjë andej kufirit, edhe mund të tundohet. Ndoshta ka pasur parasysh rrugën e famshme Red Light District në Amsterdam ose ndoshta beson se edhe homologët e tij funksionojnë po njësoj, me gra që mbahen në pushtet për shumëçka përveçse për aftësi në drejtim e politikë shkruan Pamfleti.

E keni gabim Z. Rama!

Ministret i paç me shëndet, por, nëse nuk e ke kuptuar akoma, holandezët ankohen për tjetër gjë. Ankohen për drogën, vrasjet, mafian që nis këtu, me bekimin tënd, dhe shtrihen cep më cep të Evropës.

Këtë thotë Holanda.

Është e vërtetë që shumë të huaj që kanë ardhur me punë në Shqipëri janë shpërblyer prej teje, përveçse me shuma marramendëse parash, edhe me gra, por nuk është ky rasti. Kësaj here nuk bëhet fjalë për disa zyrtarë që dalin e flasin mirë për ty para mediave vendase, meqë i ke shpërblyer mirë.

Tjetër mesele është kjo.

Prandaj shijoji edhe aq kohë sa i ke ministret e tua e behu gati sepse nuk ke shumë për të zgjedhur.

Gratë e tua NUK të shpëtojnë dot Z. Rama!

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/