JOQ Albania
Home

Erion Veliaj nuk e fsheh grabitjen e kopështit Botanik: Falë miqëve të mi do të transformoj Tiranën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09/10/2019 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj, përveç dëshirës së madhe për të grabitur kopështin Botanik ka hedhur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit, për të cilin tha se edhe pak ditë i kanë mbetur në drejtimin e UT-së.

Veliaj tha se nuk do ta ndalojë askush që të transformojë Tiranën dhe kjo falë forcës dhe miqëve që ai ka.

Teksa ka folur për kopështin Botanik, Veliaj shprehet se PD ka grabitur një pjesë të kopështit për t’a bërë autostradë, prandaj pse mos të marrë edhe bashkia, pasi sipas tij është institucioni i vetëm që mund t’a transformojë qytetin.

Ai nuk e ka mohuar se Bashkia do t’a privatizojë Kopështin Botanik për interesa të panjohura duke ia marrë kështu studentëve që kryejnë aty një sërë procesësh studimore. Kujtojmë se senati do të votojë për çështjen e Kopështit Botanik dhe se Fakulteti i Shkencave të Natyrës është kundër marrjes se këtij mjedisi.

Ai u shpreh:

PD i ka vjedhë një copë Kopshtit. Fuqia më e madhe që transformon në një qytet është bashkia. Po të ishte për partinë e Lulit dhe Monës si ishte gjysma e dytë e liqenit. Shikoni e kanë pare ata të gjithë zonën e Farkës, këta doktorët e palgjiaturave që sot janë drejtorë, sot dalin si mbrojtës. Kush hajdutët e parë. Një parti që mori liqenin dhe një parti tjetër që futi autostradën mes për mes.
Rektori i përket të kaluarës, ta harrojë, sa të jem unë kryetar bashkie. Sa të kem forcë, sa të kem shokë, sa të kem kuroja do të vazhdoj të bëj maksimumun në këtë qytet”