JOQ Albania
Home

Truprojat e gruas së Erdogan futen me armë në lokal dhe përplasen me serbët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09/10/2019 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit Turk, Emine Erdogan dje në ambasadën turke në Serbi, ka patur një grindje në një kafene aty pranë mes sigurimit të Zonjës së Parë dhe personave që ishin aty të pranishëm.

Sipas mediave serbe, sigurimi i Emine Erdogan, kanë hyrë të armatosur në kafenë pranë ambasadës për të parë situatën e sigurisë në atë pjesë të qytetit.

Pikërisht në këtë moment, disa të ftuar dhe një nga kamarierët i ka ndaluar ata të hynin brenda pasi ishin të armatosur dhe kjo nuk lejohej.

Disa dëshmitarë tregojnë se një përleshje ka ndodhur për pak minuta mes sigurimit dhe personave në kafene. Është dashur ndërhyrja e shefit të sigurisë së Ambasadës turke që situata të zgjidhej. Deri më tani nuk raportohen të shoqëruar nga policia.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/