Legjendat e kombëtares itliane, kanë zhvilluar së fundmi një ndeshje miqësore përballë homologëve të Gjermanisë e cila përfundoi në barazim 3-3.
Totti, Pirlo, Gattuso, Canavaro... etj nga Italia, apo Klisman me shokë nga ana tjetër, edhe pse në moshë të madhe dhe dukshëm mbi-peshë, dhuruan një ndeshje të bukur për shikuesit, ku arritën të shënonin plotë 6 gola.
Interesant është fakti se në fushë për Italinë ishte edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Cristian Panuçi, i cili u bë protagonist tek goli i dytë i pësuar, për axxurët.
Panuçi, në pamundësi për të larguar topin si duhet në vijën fatale, përfundon bashkë me atë në portë duke shkaktuar kështu një gol qesharak që është bërë dhe hit në rrjetet sociale.