JOQ Albania
Home

Wenger drejt rikthimit si trajner, nuk do e besoni cilin ekip mund të drejtojë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/10/2019 10:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që pas largimit nga Arsenali, Arsene Wenger, emri i tij, ka qenë vazhdimisht i lidhur me ekipe të ndryshme europianie për mundësinë e marrjes së stolit, por deri tani, asnjë ofertë nuk e ka bindur teknikun francez.

Së fundmi, ESPN raporton se Wenger mund t’i rikthehet stolit, për të marrë drejtimin e Lyonit dhe për të zëvendësuar Sylvinhon i cili e ka nisur mjaft keq kampionatin.

Lyon këtë sezon në Ligue 1 po paraqitet shumë dobët, ku pas nëntë javëve renditet në vendin e 14 dhe durimi i drejtuesve duket se është sosur.

Skuadra franceze po ashtu është pjesë e Ligës së Kampionëve, ku më katër pikë zë vendin e dytë në grupin G, ndaj ardhja e Wenger shihet si mundësia e vetme që skuadra ta kalojë këtë krizë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/