JOQ Albania
Home

Debatoi me të fejuarën? Kunati i Teqjas: Turp, si e vetëvratë Aldon?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/10/2019 9:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Redi Veriu, kunati i Aldo Teqjas, nuk i ka kursyer kritikat ndaj mediave, teksa ka folur ashpër për mënyrën se si këto të fundit e trajtuan ngjarjen e rëndë. Sipas Redit, mediat kanë raportuar diçka që nuk është e vërtetë.

Në një status të bërë në Instagram, i riu, i cili sot luan me Tërbunin, është shprehur se të gjithë duhet t’i kërkojnë ndjesë Aldo Teqjas, duke qenë se e trajtuan dëmtimin e tij si hedhje nga kati i gjashtë, pas sherrit me të fejuarën. Realiteti është se nuk kemi të bëjmë me vetëhedhje, por me një ngjarje aksidentale.

Teksa e cilëson këtë situatë si turp, ai nuk nguron të thotë se mediat e portalet e vetëvranë Aldo Teqjan.

Redi shkruan:

Përshëndetje! Ku jeni o portale dhe media, se nuk e di çfarë t’iu them… Si e vetëvratë Aldon? Dilni kërkoni falje publike se ishte turp”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/