JOQ Albania
Home

KE rekomandon hapjen e negociatave, Holanda e prerë: Shqipëria të trajtohet e ndarë nga Maqedonia, duhet të luftojë korrupsionin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/10/2019 9:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më datë 15 tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutojë në Luksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendose në mënyrë unanime.

Por, edhe pse Komisioni Evropian është pro çeljes së negociatave, Holanda vazhdon të thotë që vendi ynë ka ende shumë për të bërë ndërsa edhe Franca vazhdon të jetë kundër.

Nëse deri më 15 tetor Parisi zyrtar ndryshon qëndrim, atëherë vendimi do të shtyhet për më datë 18 tetor.

Sa i përket Holandës, kjo e fundit kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në qëndrimin për Shqipërinë, Holanda thekson se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ja çfarë thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Holandës, shpërndarë nga Ambasada:

Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit. Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu, marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmara nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndesishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit qe garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta”.

Sa i përket vendit tonë, Ministria e jashtme Holandeze thekson:

Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Holanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Holanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/