Një e mban, dy e godasin ndërsa tjetri filmon skenën/ Nxënësit e fillores rrahin bashkëmoshatarin e tyre në Cërrik

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.10.2019, 00:17

Bullizmi është një nga fenomenet më negative me të cilin përballen me miliona persona në botë, kryesisht të rinj dhe adoleshentë.

Nga dita në ditë, ky fenomen shqetësues po merr përmasa gjithmonë e më të frikshme.

Ambientet shkollore janë terreni më i përshtatshëm, ku manifestohet gjerësisht bullizmi.

Ndonëse janë marrë nisma sensibilizuese për parandalimin e këtij fenomeni, kjo formë e ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike vijon të jetë e pranishme në shkollat tona.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet se si disa adoleshentë ushtrojnë dhunë mbi bashkëmoshatarin e tyre për motive ende të paqarta.

Sipas denoncuesit, pamjet janë filmuar ditën e djeshme në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Njësinë Administrative Shalës të Cërrikut.

Siç shihet dhe në video, tre adoleshentët që nuk janë më shumë se 12-13-vjeçarë, rrahin bashkëmoshatarin e tyre që dëshpërimisht përpiqet të mbrohet nga goditjet e tyre.

Njëri prej adoleshentëve e mban viktimën pas krahëve, ndërsa dy të tjerët e godasin, ndërkohë një i katërt filmon skenën e turpshme.

Mesazhi i plotë:

Po ju shkruaj sepse jane qindra raste te tilla. Ka plot njeres anormal te cilet shikojne ata persona te cilet mund ti "shtypin" dhe.... ja cfare i bejne 😢 Per keta persona anormale shteti duhet te marre masa. Dje ne ambjetet e nje shkolle 9-vjecare ne njesine administrative SHALES bashkia CËRRIK.

Këto pamje tronditëse dhe tepër shqetësuese, tregojnë një panoramë të qartë se në ç'nivele të frikshme ka degraduar rinia e sotme në Shqipëri

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit