JOQ Albania
Home

Blendi Fevziu ‘kritika’ ndaj Albin Kurtit: Ka disa teza tipike majtiste që janë të dështuara
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/10/2019 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ka komentuar zgjedhjet e së dielës në Kosovë, ku forca politike më e votuar rezultoi Vetëvendosja e drejtuar nga Albin Kurti.

I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV, Fevziu ka bërë edhe disa kritika ndaj liderit të VV-së.

Sipas moderatorit të "Opinion", Albin Kurti ka disa teza majtiste që kanë dështuara, ndërsa shtoi se rritja e taksave në Kosovë do të jetë problematike.

Ai u shpreh:

Ka disa teza tipike majtiste, që janë provuar dhe kanë rezultuar një dështim spektakolar. Kryesisht në ekonomi. Rritja e taksave do të jetë problematike. Duhet të jetë i kujdesshëm, por shpresoj që të jetë një kryeministër i ndershëm. Është shumë e vështirë të ruash statujën e opozitarit kur je në pushtet. Kjo do ta bëjë Albin Kurtin shumë të kujdesshëm."

Ndër të tjera, Fevziu u pyet se ku ndryshojnë dy nga liderët historikë të politikës kosovare, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

Fevziu theksoi se janë dy politikanë të ndryshëm, që kanë vepruar në rrethana të ndryshme.

Gazetari shtoi:

Janë dy politikanë të ndryshëm, në rrethana të ndryshme. Rugova u blasfemua kur Kosova kishte në pikëpyetje ekzistencën e saj. Liderët e dikurshëm bëheshin më të fuqishëm nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik. Rugova ishte lideri i një populli që kërkonte të hiqte barrën 100-vjeçare të Serbisë. Rugova nuk administroi kurrë, Thaçi po. Nuk mund ti krahasojmë. Nuk e dimë si do të sillej Rugova nëse do të ishte kryeministër. Janë dy rrethana të ndryshme. Unë mendoj gjithashtu se, Hashim Thaçi është një ‘kafshë’ në politikë."

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/