JOQ Albania
Home

Flet gruaja e shqiptarit që humbi jetën pak ditë më parë në Itali: “Fëmijët nuk e dinë akoma se babai nuk jeton më”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/10/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë kaluar disa ditë nga aksidenti fatal ku humbi jetën 35-vjeçari shqiptar Redian Abllanica. Shqiptari banonte në Vicenza. Ai humbi kontrollin e motorit të tij dhe u përplas në trotuar duke ndërruar jetë në vend.

Pas kësaj ngjarje të rendë ka folur edhe gruaja e tij që thotë se akoma nuk u ka treguar fëmijëve se babai i tyre nuk jeton më.

Ajo thotë:

Fëmijët nuk e dinë akoma se babai nuk jeton më. Janë mësuar sepse shpesh ai ishte larg për punë dhe nuk dyshojnë asgjë. Unë jam takuar me një psikologe. Së bashku vendosëm që për të mirën e tyre, t’ia japim lajmin kur edhe unë ta kem marrë disi veten”.

Ndër të tjera bashkëshortja e shqiptarit kërkon nga organet e drejtësisë që të zbardhet ngjarja.

Ajo shprehet:

 Na thanë se hetimet janë mbyllur, por ne duam që të kryhet autopsia. Duket gjithçka e çuditshme. Në asfalt janë akoma shenjat e frenimit. Duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nuk do ta varrosim tim shoq deri sa ta kuptojmë se çfarë ndodhi”.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke mos pasur asnjë mundësi manovrimi.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/