JOQ Albania
Home

Ministrja e Financave ngre “stekën”, blen super mjetin luksoz
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/10/2019 20:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ishin të paktë ata që u surprizuan kur mësuan se në krye të Ministrisë së Financave u emërua Anila Denaj, e cila nuk vinte nga radhët e Partisë Socialiste dhe ishte e panjohur.

Ajo që bëri përshtypje, ndër të tjera ishte edhe profili i saj i ulët. Ndryshe nga të tjerët ajo vishej shumë thjesht, nuk binte shumë në sy për aksesorë të shtrenjtë dhe kishte një makinë normale.

Por me sa duket asaj i është mërzitur të qenurit ndryshe nga të tjerët dhe këtë javë, janë parë disa ndryshime.

Denaj është paraqitur në parlament me një “Audi” luksoz. Përveç makinës, ajo që bie në sy është edhe veshja e saj që është dukshëm me e kushtueshme se veshjet që përdorte me parë. Nuk thonë kot “sheh rrushi rrushin dhe piqet”.

Me siguri që ajo është ndjerë inferiore në një ambient ku kolegët dhe koleget e saj vijnë me makina luksi dhe veshje të shtrenjta.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/