Nuk ka kryer kurrë marrëdhënie intime, njeriu më i vjetër në botë zbulon sekretin e jetëgjatësisë së tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.10.2019, 20:36

Një burrë i moshuar ka habitur stafin e aeroportit, pasi iu ka treguar pasaportën e tij, që shënon datën e lindjes në 8 gusht 1896.

Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do ta bënte Swami Sivananda-n njeriun më të vjetër në botë, me plot 123 vjet mbi shpinë.

Z. Sivananda është nga provinca Behala e Kalkutës në Indi dhe u rrit nga një mësues shpirtëror.

Ai ia atribuon jetëgjatësinë e tij të jashtëzakoshme stilit të tij të veçantë të jetës. 123-vjeçari ka një jetë të tërë që praktikon joga, ha ushqime pa erëza, si dhe nuk është martuar kurrë.

A mund të imagjinoni 123 vjet duke ngrënë ushqim të butë dhe pa kryer asnjëherë marrëdhënie intime. A do t'ja vlente?

123-vjeçari po udhëtonte me aeroplan nga Kalkuta për në Londër. Gjatë një ndalese në aeroportin e Abu Dhabit, personeli zbuloi pasaportën e tij, që tregonte se ai kishte lindur në shekullin e 19-të.

Duhet theksuar se ende nuk është vërtetuar nëse të dhënat janë plotësisht të sakta. Të vetmet të dhëna të lindjes së z.Sivananda janë regjistruar në një dokument në tempullin ku është rritur, të cilat jo gjithmonë janë të sakta. Ai u dërgua në tempull nga familjarët, pasi prindërit e tij vdiqën.

Megjithatë, nëse dokumenti është i saktë, do ta bënte zotin Sivananda personin më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë.

Personi më i vjetër botë dhe i verifikuar ishte francezja Jeanne Calment, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 kur ishte në moshën 122-vjeçare e 164 ditë.

Sivananda festoi ditëlindjen e tij të 123-të në muajin gusht të këtij viti, duke e thyer këtë rekord.

Për fat të keq, do të jetë mjaft e vështirë për të verifikuar nëse ai është aq i vjetër sa pretendohet në dokumentin e tij.

Pavarësisht kësaj, ai është në prag të futjes në Librin e Rekordeve Guinness, sapo të verifikohet vërtetësia e dokumentit.

Në një intervistë për mediat indiane, 123-vjeçari u shpreh:

Disiplina është gjëja më e rëndësishme në jetë. Dikush mund të arrijë gjithçka me disiplinim në zakonet ushqimore, stërvitjen fizike dhe dëshirat seksuale. Për shkak se kam lindur në varfëri, kurrë nuk kam pasur kërkesa të mëdha nga jeta. Në ditët e sotme, njerëzit janë të pakënaqur, të pashëndetshëm dhe janë bërë të pandershëm, gjë që më dhemb shumë. Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të lumtur, të shëndetshëm dhe paqësorë."

Ai është bërë një personazh i famshëm në Indi dhe ka dhënë mjaft ligjërata mbi jetën e tij.

Njerëzit që e ndjekin, përpiqen të kuptojnë sekretin e jetëgjatësisë së tij.

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit